Anëtarja e KPM-së në një vijë me Kurtin për rastin e Klan Kosovës: S’mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anëtarja e KPM-së në një vijë me Kurtin për rastin e Klan Kosovës: S’mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet

    Insajderi
    30 July 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Luljeta Aliu, e cila njihet për qëndrime të përafërta me partinë në pushtet, ka kritikuar gazetarët që po e kundërshtojnë mbylljen e Klan Kosovës.

    Aliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka “këshilluar” gazetarët që t’i denoncojnë, siç tha ajo, keqbërësit.

    “Nuk e kuptoj pse duhet njerëzit tanë me u solidarizu mes vete vetëm për shkak të profesionit të njëjtë. Mësuesit, gjyqtarët, prokurorët, policët e kështu me radhë, zakonisht e mbrojnë njëri-tjetrin pa marrë parasysh shkeljet që mund t’i bëjnë”, ka shkruar ajo.

    “Nuk mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet e dikujt, kushdoqoftë ai/ajo. Kjo nuk është shenjë kolegialiteti, por bashkëpunim në keqbërje. Profesioni mbrohet duke i denoncuar keqbërësit, duke mbrojtur ligjet dhe rregulloret e profesionit”, vijon postimi i saj.

    “Para se ta mbroni dikë, para se të merrni vendime, mendohuni se cili është fitimi e cili dëmi që pason nga ato vendime/sjellje tuaja. E njëjta vlen edhe për mediet”.

    Aliu edhe kësaj radhe qëndron në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosje, ku lideri i saj mbrëmë tha se janë edhe 468 media të tjera të regjistruara si biznese.

    Ai tha se shteti, duke i zbatuar rregullat e tilla “kundër një shkelësi të vetëm, nuk kërcënon pluralizmin mediatik”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark