
Aktorja e famshme Angelina Jolie, raportohet se i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Brad Pitt, të bëjë testin e ADN-së për të vërtetuar se ai nuk është babai biologjik i fëmijëve të Melissa Etheridge.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Melissa është shprehur se i ka kërkuar Brad të ishte dhuruesi në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë.
Edhe pse këngëtarja ka treguar se David Crosby ka qënë dhuruesi, Angelina dyshon se bashkëshorti i saj mund të jetë babai i vërtetë i fëmijëve të Melissa-s, shkruan intimes.com
Një burim për “National Enquirer”, ka thënë: “Angie dëshiron t’i japë fund kësaj çështje, kështu që i ka kërkuar Brad të bëjë testin e atësisë, por Brad thotë se Angie është paranojake”.