Anglia paralajmëron Serbinë, Kane: Do ta lëshojmë fushën nëse ka thirrje raciste - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Anglia paralajmëron Serbinë, Kane: Do ta lëshojmë fushën nëse ka thirrje raciste

    Insajderi
    09 September 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja angleze do ta zhvillojë sonte ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 në stadiumin “Maracana” të Beogradit.

    Megjithatë, skuadra angleze frikësohet nga thirrjet raciste nga tifozët serbë, të cilët kanë një histori të tillë sjelljeje.

    FIFA kishte ndëshkuar paraprakisht Federatën Serbe të Futbollit me gjobë dhe e kishte detyruar të mbyllë 15% të kapacitetit të stadiumit për thirrjet raciste, ndërsa në rast përsëritjeje, Serbia mund të përballet me pasoja serioze, përfshirë humbjen e ndeshjes 0:3 në tavolinë.

    Federata Serbe e Futbollit ka paralajmëruar tifozët që të sillen mirë, ndërsa anglezët nuk do të rrinë duarkryq nëse ndodh racizmi. Kapiteni Harry Kane ka paralajmëruar se nëse ndodh diçka e tillë, ekipi i tij do të tërhiqet nga fusha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark