Anglia sekuestron pasaportat e lojtarëve – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Anglia sekuestron pasaportat e lojtarëve

    Insajderi
    03 June 2016 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roy Hodgson, trajneri i kombëtares angleze, u ka dhënë lojtarëve të tij një pushim 3 ditor përpara se t’i drejtohen kampit stërvitor në Shantili të Francës për Europianin. Ndonëse lojtarët anglezë janë me pushime, Hoxhson është siguruar që ata të mos “arratisen” nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.

    Pas dhënies së lajmit të mirë nga trajneri, lojtarëve u është kërkuar të dorëzojnë pasaportat e tyre te zyrtarët e Federatës. Duket sikur numri 1 i pankinës angleze synon të sjellë kupën e Euro 2016, si edhe që ngjarje si ajo e “Euro 96”, ku lojtarët e Anglisë u fotografuan në Hong Kong duke konsumuar sasi të mëdha alkooli, të mos përsëriten sërish

    Sipas Daily Mail, lojtarët janë të lumtur për kohën që trajneri u ka dhënë për të pushuar dhe ndodhen të gjithë pranë familjeve të tyre, njofton gazeta shqiptare Panorama Sport. Mesa duket, lojtarët e mirëkuptojnë edhe vendimin e trajnerit dhe të FA-së, të cilët duan t’i shmangen ndonjë incidenti të mundshëm, si harresës së pasaportës nga ana e lojtarëve, si dhe t’i paraprijnë të gjitha problemeve që mund të dalin në momentin e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark