Analisti Bleron Baraliu është bërë subjekt i talljeve pas njoftimit të tij se se ka aplikuar për shtetësi amerikane, derisa tregoi se i rodhi një pikë loti faqeve. Ai bëri të ditur se sot do të niset për në Tiranë e Prishtinë, si siç tha ai, gurbetçar.
Ky reagim i tij është konsideruar dramatik dhe qesharak. Ndërsa nuk kanë munguar komentet tallese me të në profilin e tij në “Facebook”.
Një komentues e ka quajtur budalla duke thënë se kjo është viktimizim.
“Ani budall ani hahahah ka dulet more në sken ju raca që ju shkoj jeta tu u viktimizu krejt bota ju kanë faj juve veç ju jeni të shejtit e kësaj dynjaje a kopalla po na shet të paska ra loti ty që paske apliku për pasaport amerikane film bardh e zi po mu kanë ti bash qasi atdhëtari Kosova është e vogël po për qesi gërrnaqa si ti kena vend hajde artist jeto këtu“, shkroi ai.
Ndërsa edhe të tjerë komentues kanë bërë shaka me të duke i shprehur edhe ngushëllime.
“Boll rond e paske,ishalla ta lehtëson Zoti Zot runa,çka s’ndin njëri Ngushëllime! A mos ki çelë derë? ” ishte një koment tjetër.
Ai nga ndjekësit ka marrur edhe këshilla, atij i thanë se le ta mbajë dhembjen.
“Mbaju he burrë, ka edhe me keq, ndoshta nuk ta pranojnë aplikacionin edhe pshton dhe mbetësh ende patriot“
Baraliu tha se shtetësia amerikane po i duhet për t’u mbrojtur nga “tregtarë-flamujsh”. Ky status i tij ka ngjallur reagime, shkruan Insajderi.
Edhe gazetari Berat Buzhala, është tallur me të. Ai tha se është për tu qeshur si si e luan Baraliu viktimën.
“Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë. Edhe kur i shtinë letrat me marrë pasaporta të Amerikës për veti e për familjarë këqyrin me e lujtë viktimën. Do me thanë këta që jetojnë në Prugovc, Çabiq etj. janë me fat, e këta me letra të Amerikës veç mallkimi po i ndjekë, shkroi ai. /Insajderi.org/