Festivali i filmit të animuar “Anibar”, që shënon edhe edicionin e tetë me radhë ka hapur thirrjen për pranimin e filmave.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ky vit shënon një risi për këtë festival, pasi që për herë të parë në programin e këtij festivali është futur edhe kategoria e filmit të animuar të metrazhit të gjatë, shkruan KultPlus.
Edicioni i radhës do të mbahet prej 14 deri më 20 gusht në Pejë, kurse kategoritë nëpër të cilat garojnë filmat janë: kategoria ndërkombëtare, ajo e studentëve, kategoria e filmave të animuar të Ballkanit, e filmit të animuar të metrazhit të gjatë, ajo e muzikës dhe kategoria e fëmijëve.
Poashtu bëhet e ditur se në këtë edicion do të ndahen gjashtë çmime, për secilën kategori të shpërmendur. Afati i fundit për aplikim është 30 prilli i vitit 2017. /Insajderi.com