×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Anibar nis me përgjime

    Insajderi
    16 August 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur edicioni i shtatë i Festivalit Anibar që mbahet në Pejë. Ceremonia e hapjes së festivalit që do të mbahet deri më 20 gusht, ka nisur duke e lëshuar një audio-incizim si lloj i përgjimit të Dosjeve të Shefave në përmjet së cilës “shihej se si funksionon organizimi”.

    “Allo, po ku je oo shef”, dëgjohet një zë teksa në sallën e errët publiku priste dikë tjetër në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Festivalit Anibar.

    Festivali i filmit të Animuar që mbahet në Pejë ka nisur duke ironizuar me personazhet e Dosjes së Përgjimeve, duke lëshuar në ceremoni një audio-incizim nëpërmjet secilit “shefi” i zgjedh punëtorët e festivalit dhe të ftuarit e deri tek fituesit e festivalit.

    Por kur vije puna tek fituesit e çmimit zbulohet se “shefi” dhe zbatuesi i urdhrave, në fakt e kanë gabuar festivalin dhe në këtë mënyrë është vënë në pah edhe indiferenca e autoriteteve në raport me ambientin.

    Me një program të larmishëm të filmave dhe aktiviteteve të tjera, Anibar sivjet ju fton në një edicion që i kushtohet krejtësisht një teme së cilës askush nga ne nuk mund t’i ikë.

    Ashtu sikurse Anibar nuk ka mundur t’i ikë njërës prej temave kryesore të këtij viti, përgjimeve që kanë vënë në pah një sistem të korruptuar në vend.

    Anibar u hap me një audio-incizim satirik që i referohej skandalit të fundit “Dosja e Përgjimeve” duke bërë satirë me mënyrën se si zgjidhen çështje ta caktuara apo bëhen emërime të caktuara në institucione publike.

    Në “përgjimin” e Anibar-it, zbulohet mënyra se si është organizuar festivali dhe nata e hapjes bashkë me fituesit.

    Me plot humor por edhe satirë thumbuese, kjo hapje i referohet funksionimit të shumë proceseve apo institucioneve publike në vend, përfshirë edhe mënyrën se si vendi dhe kosovarët e trajtojnë ambientin në të cilin jetojnë.

    Në këtë mënyrë, festivali sivjet fton adhuruesit e filmit që të ndalen për të rimenduar edhe njëherë pozicionin që kemi me natyrën dhe mbrojtjen e saj.

    Zgjedhja e kësaj teme pikërisht nga Anibar-i që mbahet në një qytetet me turistik e por gjithashtu që po përballet me ndotjen më të madhe të ambientit funksionon jashtëzakonisht mirë me temën globale të ambientit, njëra prej temave kruciale të shoqërive moderne.

    Duke zgjedhur një program fenomenal të filmave të animuar që lidhen me temën e sivjetme të festivalit, Ambientin, Anibar fton të gjithë që të shijojnë natyrën dhe filmat këtë javë në Pejë dhe në të njëjtën kohë të shtrojnë pyetjen nëse duan ta mbrojnë hapësirën e tyre të përbashkët apo jo.

    Ejani dhe zbulojeni në Pejë./Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark