Nga ora 12:00 në teatrin Istref Begolli do të shpallen fituesit e garës “Junior Oscar” në kuadër të festivalit ANIBAR.
Kjo garë e filmbërjes është për nxënësit e klasave 1-9 e organizuar me qëllim të zhvillojë shkathtësitë kreative, inovative dhe të punës grupore të nxënësve.
Dita e fundit e aplikimit ka qenë 30 prilli ndërsa filmat janë shqyrtuar gjate muajit maj.
Në mënyrë që nxënësit të fillojnë punën, programi ka përcaktuar temat që përkojnë me lëmitë të cilat mësojnë në shkollë ose inkurajohen të zgjedhin një nga temat në vijim: shoqëria, ëndrrat, muzika, sinqeriteti, librat, ambienti, teknologjia, diversiteti, dhe komuniteti.
Në kuadër të kurseve të ndryshme që programi ka ofruar për shkolla janë shpërndarë edhe pajisje të teknologjisë arsimore.
Në mënyrë që të nxisim mësimdhënësit të përdorin pajisjet e dërguara përmes kurseve, programi ka organizuar gara dhe ngjarje të cilat kanë mundësuar nxënësit të zhvillojnë shkathtësitë e shekullit 21. Në kuadër të kursit të gjuhës angleze, programi ka dërguar nëpër shkolla kamera HD të quajtura ‘Flip Camera’ me të cilët nxënësit kanë bërë xhirime për filmat e tyre pjesëmarrëse ne garë.
Kjo garë është organizuar për katër vite me radhë nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Gjatë këtyre viteve shkollat kanë aplikuar me 184 filma në të gjitha kategoritë. Kjo garë është mundësuar nga Anibar me përkrahjen ë IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID. / KultPlus.com