Anija e fundosur del mbi sipërfaqe pas tre vjetësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Anija e fundosur del mbi sipërfaqe pas tre vjetësh

    Insajderi
    23 March 2017 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një anije është ngritur nga shtrati i detit, tre vjet pasi është mbytur në ujërat e Koresë së Jugut.

    Anija Sewol është mbytur në jugperëndim të ishullit Jindo, më 16 prill të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e 304 njerëzve – shumica prej tyre nxënës që kanë qenë në një udhëtim shkollor.

    Qeveria i është nënshtruar presionit të familjarëve për të ngritur anijen prej 6,825 tonësh, pasi nëntë njerëz që kanë qenë në bord, figurojnë ende të zhdukur.

    Ka qenë kjo një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në Korenë e Jugut.Kapiteni i anijes është shpallur fajtor për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan REL.

    Dhjetëra anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë marrë dënime më të vogla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark