Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anija luftarake ruse, Moskva, që u dëmtua nga një shpërthim të mërkurën, është fundosur.
Luftanija Moskva, e cila po dërgohej për në port, papritmas u godit nga stuhi të fuqishme të detit që edhe shkaktuan fundosjen e saj, raporton BBC.
Kjo anije ishte një objektiv i rëndësishëm simbolik dhe ushtarak rus dhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë.