Nëse aterrimi do të jetë i suksesshëm, kjo do ta vendosë Izraelin midis vendeve elitare që kanë realizuar udhëtime për në Hënë.
Fluturakja e quajtur Beresheet, që në gjuhën hebraike do të thotë “në fillim”, ka udhëtuar në hapësirë për shtatë javë para se të kalonte në gravitetin e Hënës javën e kaluar.
Anija kozmike pritet të arrijë fazën e fundit të aterrimit në Hënë gjatë ditës së enjte.
Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, Izraeli është vendi i katërt në botë që dërgon fluturake në Hënë.