Anisa ndan momentin romantik me Edin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Anisa ndan momentin romantik me Edin

    Insajderi
    08 July 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka më vend për dyshime: Anisa dhe Edi janë çift – dhe çdo ditë po ndajnë gjithnjë e më shumë detaje me publikun.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Anisa Veseli, ka publikuar së fundmi një foto që flet vetë.

    E mbështetur me kokë në krahun e Edit, edhe pse fytyra e tij nuk shihet qartë, për ndjekësit është mëse e qartë se bëhet fjalë për të. Ky gjest i afërt dhe intim është vetëm një tjetër pjesë e “puzzle-it” që tashmë duket i plotë.

    Prej ditësh, komentet, emoji-t, postimet e sinkronizuara dhe energjia mes tyre kanë lënë shumë pak vend për hamendësime. Edhe pse nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ata po i tregojnë gjërat në mënyrën e tyre – përmes detajeve të vogla, por kuptimplota.

    Kujtojmë se pak ditë më parë, Prive By Liberta Spahiu solli foto të çiftit në një nga restorantet e Istogut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark