Anisa Veseli kryen operacionin, publikon pamje nga spitali - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Anisa Veseli kryen operacionin, publikon pamje nga spitali

    Insajderi
    04 April 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish banorja e BBVK Anisa Veseli i është nënshtruar operacionit për skoliozën.

    Në një postim në Instagram, Anisa ka publikuar pamje nga shtrati i spitalit, duke treguar se e ka kaluar me sukses këtë sfidë të madhe shëndetësore.

    “Një rrugëtim force dhe durimi,” shkruan Anisa, duke rrëfyer se operacioni ka qenë një sfidë e gjatë, e mbushur me pritje dhe vështirësi, por mbi të gjitha me besim dhe vendosmëri për t’ia dalë. Ajo theksoi se nuk ka qenë e lehtë të përballej me dhimbjet dhe pasiguritë, por mbështetja e familjes dhe miqve e ka ndihmuar të kalojë këtë periudhë sfiduese.

    “Jini të fortë, keni durim dhe besoni në veten tuaj. Sado e vështirë të duket rruga, mos harroni se brenda jush ekziston një forcë e jashtëzakonshme për të përballuar gjithçka!”, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark