Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, e ka komentuar lojën e Lumbardhit në këtë format televiziv.
Haradinaj ka lavdëruar atë për lojën që është duke e bërë, derisa ka thënë se dëshiron që të shoh tipare të tilla edhe tek banorët e tjerë.
“I provokon në heshtje banorët, dhe i ndezë. Sidomos së fundmi ka ndërtuar një strategji shumë sulmuese, dhe banorët po bien pre e provokimeve të tij”, ka thënë Haradinaj.