Anketë nga QKSS: Qytetarët kundër themelimit të Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anketë nga QKSS: Qytetarët kundër themelimit të Asociacionit

    Insajderi
    09 February 2016 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës besojnë fuqishëm se Shqipëria është aleati i tyre kryesor, ndërsa nuk kanë asnjë hezitim se Serbia vazhdon të jetë shteti më armiqësor i Kosovës.

    Kështu është njoftuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, që sot ka publikuar një anketë lidhur me “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë.”

    “Gjetjet tregojnë se Shqipëria perceptohet si shteti më aleat ndaj Kosovës nga mbi 90 për qind e të anketuarve. Serbia në anën tjetër është listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës nga 90 për qind e të anketuarve,” thuhet në raportin e QKSS-së.

    Hulumtimi është bazuar në anketimet që janë bërë në 1,070 amvisëri në të gjithë Kosovën, ku pjesëmarrësit në anketë kane qenë 88 për qind shqiptarë, 7.7 për qind serbë të Kosovës, ndërsa rreth 4 për qind minoritete të tjera.

    Përveç se e perceptojnë si armik, qytetarët në Kosovë besojnë se Serbia po ashtu është duke përfituar nga Kosova në dialogun që po zhvillohet nis mes të dy vendeve me ndrëjmetësim të Bashkimit Evropian.

    “Në këtë drejtim, pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se Serbia po përfiton më shumë se Kosova prej këtij procesi duke iu referuar proceseve të integrimit në BE për të dy shtetet. Ngjashëm, pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë se dialogu po dështon për të arritur qëllimin gjithëpërfshirës – normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,” thuhet në raport.

    Po ashtu, hulumtimi thekson se 70 për qind e respodentëve janë kundër themelimit të Asociacionit ët Komunave me shumicë serbe, “duke e parë atë si shumë të dëmshme për Kosovën.”/Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark