Banorët e Prishtinës me ankesë për vendosjen e WIFI brenda autobusëve urban të kryeqyetit.
Disa banorë përmes grupit ‘Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë’ në rrjetin social Facebook, nuk e shohin të arsyeshme këtë vendim të WIFI-s, ata kanë shprehur ankesa rreth kësaj çështje, ku kanë theksuar se është prioritet i mbrapsht, ku autobusëve urban mbushen përplot njerëz.
Më tej, ankuesit kanë cekur disa nga prioritetet që do të duhej t’i kishte Prishtina si kryeqytet.
“Prioritetet mbrapsht të Komunës. Vendosim wireless në autobusë, ndërsa nga 200 vete në autobusë.
Qytetarët kanë nevojë për autobusë të ri, rrugë të liruara e të rezervuara për transport publik, qasje në rrugën Xhorxh Bush dhe pritore e toalete publike afër”, kanë shkruar ata në grupin ‘Vrojtuesit e lagjes – Prsihtinë’. /Insajderi.org/
Postimi i plotë: