×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohet dy herë, avokati Venhar Hana humb rastet kundër Insajderit në KMShK

    Insajderi
    05 November 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një hulumtim të publikuar javë më parë Gazeta Insajderi kishte zbuluar se si avokati Venhar Hana ishte epiqendra e një raporti të Policisë së Kosovës, të ndërtuar me dokumente të Njësisë së Inteligjencës Financiar (NjIF).

    Aty ekspozohej një seri transaksionesh, e ku Policia në disa raste kishte përdorur fjalë si transaksione të dyshimta.

    “Njësiti i Inteligjencës Financiare ka përpiluar një raport mbi lëvizjet financiare e me prona të avokatit Venhar Hana, që për një kohë ka qenë Shef i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve e më vonë ka marrë pagesa edhe për përfaqësim të BKS-së me biznesin e tij. Në raportin në fjalë, të përshkruar nga hetuesia e Policisë së Kosovës, thuhet se mënyra se si e njëjta pronë u transferua disa herë është e dyshimtë, dhe në një rast serbja pronare e tokës konsiderohet e paligjshme. Ai ka një version tjetër, derisa nuk ka komentuar shoqërimin më Prokurorin Special, Dren Paca, por për Insajderin e ka komentuar ky i fundit”, thuhej në këtë hulumtim që e gjeni këtu:

    Për këtë raportim të Insajderi, edhe pse i ishte dhënë kohë e hapësirë e mjaftueshme vet avokatit Hana që të komente, ai zgjodhi që të bënte ankesë kundër Gazetës Insajderi në Këshillin e Mediave të Shkruara (KMSHK).

    Ditë më parë Insajderi po ashtu publikoi përmbajtjën e një raporti që Kuvendi i Re[ublikës së Kosovës deponoi në Prokurori, e që kjo e fundit, sipas hartuesve të raporti, po e shqyrëton këtë denoncim.

    Edhe aty, avokati Hana është epiqendër e një rasti ku vet deputetët po dyshojnë që u tjetërsuan 3 hektarë tokë që së paku kap vlerën 12 milionë euro.

    Lexo raportimin e Insajderit këtu:

    Edhe për këtë avokati Venhar Hana ishte anëkuar në KMSHK.

    Në të dyja rastet ky mekanizëm ka refuzuar ankesat.

    “Njësiti i Inteligjencës Financiare ka përpiluar një raport mbi lëvizjet financiare e me prona të avokatit Venhar Hana, që për një kohë ka qenë Shef i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve e më vonë ka marrë pagesa edhe për përfaqësim të BKS-së me biznesin e tij. Në raportin në fjalë, të përshkruar nga hetuesia e Policisë së Kosovës, thuhet se mënyra se si e njëjta pronë u transferua disa herë është e dyshimtë, dhe në një rast serbja pronare e tokës konsiderohet e paligjshme. Ai ka një version tjetër, derisa nuk ka komentuar shoqërimin më Prokurorin Special, Dren Paca, por për Insajderin e ka komentuar ky i fundit”, thuhet në komunikatën e KMSHK-së./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark