“Anonymous”, grupi i hakerëve ka lëshuar një paralajmërim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një video-mesazhi e ka paralajmëruar Vuçiqin në rast se ai nuk i ndalon aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.
“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë si kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë.Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë”, shkruan në reagim.
Tutje aty thuhet se Kosova ka mbështetje dhe se ky grup i hakerëve nuk do fal asgjë.
“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje. Ne jemi Anonymous. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni neve”, thuhet ndër të tjerash.
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
"#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don't stop your dangerous actions in #Kosovo." pic.twitter.com/dNOqfmhIdn— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 29, 2022