×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

    Insajderi
    06 October 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ansu Fati u rikthye te Barcelona pas huazimit te Brightoni, por duket se ai do të qëndroj vetëm edhe disa muaj te kjo skuadër.

    Trajneri gjerman Hansi Flick i ka dhënë disa minuta sulmuesit, megjithatë Fati nuk ka arritur të bëj asgjë të jashtëzakonshme në fushë.

    Fati nuk bën pjesë më në planet e trajnerit gjerman i cili ia ka kumtuar këtë vet sulmuesit.

    Kësisoj mediat spanjolle kanë raportuar se largimi i tij nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit është i sigurt.

    Por e ardhmja e Fatit pritet të jetë sërish në La Liga, pasi ai pritet të vazhdoj karrierën te Sevilla.

    Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e lojtarit si huazim te Sevilla për gjashtë muaj, në mënyrë që ai ta rikthejë formën më të mirë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark