Ish-kampioni i UFC’së Francis Ngannou, kundërshtari i boksierit Anthony Joshua, ka publikuar një video pak javë përpara meçit, që mund ta frikësojë boksierin britanik.
Ngannou, i cili do ta zhvillojë vetëm ndeshjen e dytë të tij profesionale në boks, ka publikuar video duke gjuajtur me grusht mjetin që mat fuqinë e boksit, shkraun Gazeta Insajderi.
Nga videoja shihet se ai shënon rezultatin më të lartë – 999.
Ngannou u përball më herët me boksierin Tyson Fury, të cilën e humbi. Megjithatë, ai arriti t’i bëjë ballë boksierit britanik në ring. /Insajderi.org/