×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua zbulon këshillën e rëndësishme që ia dha Ronaldo para meçit ndaj Dubois

    Insajderi
    20 September 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ikona e boksit britanik, Anthony Joshua ka zbuluar se çfarë këshilla i ka dhënë Cristiano Ronaldo para meçit të tij ndaj Daniel Dubois.

    Mbrëmjen e së shtunës, Joshua ka për synim që të bëhet tri herë kampion i peshave të rënda në boks, teksa do të përballet me bashkëkombasin e tij Dubois në ‘Wembley’.

    Tani, boksieri 34-vjeçar ka zbuluar saktësisht atë se çfarë i ka thënë Ronaldo atij gjatë muajit maj dhe këshillën që i ka dhuruar për meçin e së shtunës ndaj Dubois.

    “Për regjimin e tij shëndetësor, regjimin që ai e mban për ta mbajtur veten të shëndetshëm ai më ka dhënë disa këshilla me të vërtetë”.

    “Dhe për të qenë i sinqertë, unë kam fjetur për shtatë orë pas rekomandimit të tij”, ka thënë Joshua.

    Kur flasim për regjimin shëndetësor dhe mbajtjen e formave trupore, Ronaldo është ndoshta atleti më i mirë në botë për të diskutuar për çështje të tilla.

    Në moshën 39-vjeçare, portugezi ende është duke thyer rekordi për klubin e tij aktual Al Nassr dhe për kombëtaren e Portugalisë.

    Sa i përket Joshuas, ai do të përballet me një kundërshtar më të ri në moshë të shtunën, pasi Dubois është vetëm 27-vjeçar në krahasim me Joshuan që ka 34.

    Ata do të luftojnë për rripin IBF i cili u dorëzua më herët gjatë këtij viti nga Usyku./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark