Antibiotikët po humbin efektin karshi infeksioneve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Antibiotikët po humbin efektin karshi infeksioneve

    Insajderi
    27 May 2016 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke hyrë në një të ardhme ku antibiotikët nuk janë më efektivë dhe më shumë njerëz do të vdesin nga infeksionet e zakonshme.

    Paralajmërimi vjen pasi një bakterje rezistente ndaj antibiotikëve u zbulua tek një grua që vizitoi një klinikë ushtarake muajin e kaluar. Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Tom Frieden thotë se ky zbulim flet për nevojën e një regjimenti të ri antibiotikësh.

    “Ne e dimë tani se sa më shumë kërkojmë aq më shumë do të gjejmë dhe sa më shumë të studiojmë rezistencën ndaj ilaçeve, aq më shumë shqetësohemi. Duhet të bëjmë përpjekje intensive për t’i mbrojtur antibiotikët, në mënyrë që të t’i kemi për vete dhe për fëmijët. Duhet të krijojmë antibiotikë të rinj, por nëse nuk u kushtojmë më shumë vëmendje dhe nuk i identifikojmë më mirë epidemitë, do t’i humbasim këto ilaçe të mrekullueshme. Kabineti i ilaçeve për disa pacientë është i zbrazët. Antibiotikëve po u vjen fundi nëse nuk veprojmë shpejt”.

    Dr. Frieden dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik kanë paralajmëruar për një kohë të gjatë kundër përdorimit të tepruar të antibiotikëve, gjë që ka kontribuar në zhvillimin e të ashtuquajturave “superbakterje”.

    Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se mbi 2 milionë vetë infektohen nga mikrobet çdo vit dhe 23 mijë vdesin nga infeksionet./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark