Pas një pune hetimore dhe operative, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në Graçanicë, drejtuesi i të cilit iu gjend një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike.
Sipas ekzaminimit, ka rezultuar se substanca narkotike ishte heroinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në Prishtinë pas
një pune hetimore dhe operative sonte me datë 24.05.2022, në Graqanicë kanë ndaluar një automjet të dyshuar VW CADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike.
Sipas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është
e llojit Heroinë dhe pesha e saj është 835.4 gram.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen
Dardania ku është sekuestruar një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.