×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Antiplumbat pa afat, Policia pa çizme e me uniformë të shqyera. Cili është gjendja aktuale e policëve të Republikës?

    Insajderi
    17 September 2022 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pa sigurim shëndetësor, pa Ligj të Pagave, pa Ligjin për Pensionim në moshën 55 vjeçare, pa shujtë ditore, pa uniforma…

    23 vjet pas themelimit të institucionit të Policisë këto probleme vazhdojnë t’i ndjekin policët e Republikës.

    Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë të Republikës së Kosovës, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, në një intervistë për Gazetën Insajderi më shumë sesa për sukseset ka folur për sfidat e policëve.

    “Policia e Kosovës që nga themelimi e deri me tani punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësorë, pa Ligj të Pagave, pa Ligjin për Pensionim dhe kur zyrtarët policorë përfundojnë karrierën e tyre në moshën 65 vjeçare marrin pension 100 euro e që ky është pension i pleqërisë siç e merr çdo qytetar që e arrin moshën 65 vjeçare”, tha Zeqiri për Gazetën Insajderi.

    Përpos këtyre, Zeqiri tregoi se me çfarë tjetër është ballafaquar Policia gjatë 23 vjetëve të shkuara.

    “Policia e Kosovës është ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, si: gjatë ballafaqimit me grupe të ndryshme kriminale ku si pasojë  22 zyrtarë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, 300 zyrtarë policorë kanë vdekur në detyrë, 426 zyrtarë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare e që disa prej tyre kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, 237 zyrtarë policorë janë sëmurë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe 528 zyrtarë i kemi me sëmundje kronike”.

    “Madje shpesh herë kanë munguar kushtet e punës si p.sh. ende punohet në stacione policore nga metali (kontinjer), mungojnë pajisjet logjistike si kompjuter dhe inventar tjetër, nuk kanë shujtë ditore, nuk ju paguhet udhëtimi atyre që udhëtojnë larg vendbanimit me përjashtim në disa relacione që është i rregulluar transporti por kohët e fundit edhe këto relacione të siguruara nuk janë kah funksionojnë. Qe disa vite (4-5 vite) ka mungesë të uniformave qoftë atyre zyrtare dhe civile”, thotë Zeqiri në një intervistë për Gazetën Insajderi.

    Lexo intervistën e plotë të Imer Zeqirit për Gazetën Insajderi:

    Gazeta Insajderi i kishte raportuar për këto probleme të Policisë qysh në maj.

    Që nga atëherë ende nuk ka nisur furnizimi i policisë me pajisje, uniforma e çizme. Kështu ka konfirmuar Zeqiri, kryesindikalisti i Policisë.

    “Ende nuk ka filluar furnizimi sepse Bordi i OSHP-së nuk ka dhënë ndonjë konfirmim për tenderët që i ka në shqyrtim”, tha Zeqiri për Gazetën Insajderi.

    Por, cili është një problem tjetër me të cilin ishin ballafaquar policët?

    Gazeta Insajderi pati raportuar ekskluzivisht në muajin maj se si policët “mbroheshin” me antiplumba me afat të skaduar.

    Krejt kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së bordit të OSHP-së, shkruante Gazeta Insajderi.

    Lexo shkrimin e Gazetës Insajderi të publikuar në maj:

    Muaj më pas, duket se vetëm ky problem është rregulluar.

    “Puna e antiplumbëve, sipas informacioneve që i kam, është zgjidhur”, zbulon Zeqiri pët Gazetën Insajderi.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark