Anton Quni tregon se me çka merren vëllezërit e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni tregon se me çka merren vëllezërit e tij

    Insajderi
    11 May 2017 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ka mbajtur një fjalim ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk tërhiqet nga skena politike pa i parë prapa grilave Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

    Në seancë, më pas Qunit i janë përmendur edhe vëllezërit e tij, nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

    “E di se çka bëjnë edhe vëllezërit e tij, me çka merren, a punojnë ndershëm a merren me fajde a me çka”, ka thënë Beqa.

    I kontaktuar nga klankosova.tv, Quni ka treguar se me se merren vëllezërit e tij.

    “Vëllezërit e mi merren me punë normale”, ka thënë Quni.

    “Ata merren me tregti”, ka shtuar ai.

    Më tej Quni ka theksuar se për ato që ka thënë dje Hajdar Beqa duhet të tregoj vet se për çka e ka pasur fjalën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark