Antony shpërthen në lot kur e përshkruan sa keq u trajtua tek Man Utd - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Antony shpërthen në lot kur e përshkruan sa keq u trajtua tek Man Utd

    Insajderi
    02 September 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Antony u shfaq tepër emocional kur foli për kohën e tij te Manchester United gjatë intervistës së parë si lojtar i Real Betis.

    25-vjeçari kompletoi një transferim me vlerë deri në 21.6 milionë funtesh nga Man United te Betis në ditën e fundit të afatit kalimtar, pas një huazimi të suksesshëm gjatë sezonit 2024/2025, ku kontribuoi me nëntë gola dhe pesë asistime në 26 paraqitje për klubin andaluzian.

    Antony ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në “Old Trafford”, ku bëri 96 paraqitje që nga transferimi nga Ajax në vitin 2022.

    Më herët këtë vit, ai kishte folur për vështirësitë që përjetoi gjatë kohës te United, duke pranuar se kishte humbur dashurinë për futbollin në një intervistë për TNT Sports Brazil.

    “Ishte një moment kur mendova të ndaloja së luajturi.Nuk ndjeja më dëshirë për të luajtur futboll për shkak të gjithçkaje që po kaloja, për shkak të të gjitha akuzave dhe sepse kisha qëndruar i heshtur për një kohë të gjatë”.

    “Kalova kohë të vështira (te United) kur nuk ndjeja më kënaqësi. Madje i thashë vëllait tim se nuk po e përballoja dot më”.Gjatë prezantimit te Real Betis, ai foli sërish për kohën në Angli.

    “Çfarë ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ishte. Më vjen keq. U stërvita i ndarë nga skuadra, por kjo është pjesë e jetës”.

    “E dija që ky moment do të vinte. Tashmë është e shkuar”, ka thënë futbollisti brazilian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark