Anulohet konferenca e përbashkët/ Trump për Zelenskyn: Nuk respektoi ShBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Anulohet konferenca e përbashkët/ Trump për Zelenskyn: Nuk respektoi ShBA-në

    Insajderi
    28 February 2025 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump sapo ka postuar një deklaratë në Truth Social ku thotë se Volodymyr Zelensky “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

    “Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump.

    “Shumë gjëra u mësuan që nuk do kuptoheshin kurrë pa një bisedë të tillë nën presion. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”, vazhdoi ai.

    https://apnews.com/article/zelenskyy-security-guarantees-trump-meeting-washington-eebdf97b663c2cdc9e51fa346b09591d

    “Unë nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”

    Ndryshe, Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan që të mos bëjë “kompromise me një vrasës” – duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

    https://news.sky.com/story/trump-zelenskyy-ukraine-war-putin-russia-minerals-deal-live-sky-news-latest-12541713?postid=9189998#liveblog-body


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark