Gjatë ditës së sotme është marrë vendim që të anulohet konkursi për kryeshef të Ndërmarrjes “Trepça”.
Kjo për shkak se nuk kanë aplikuar 4 veta të cilët i plotësojnë kushtet e konkurrimit, siç parashihet me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike.
Theksojmë se konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh. A., është shpallur më datën 13.11.2023.
Po ashtu theksojmë se minatorët e Trepçës kishin mbajtur grevë rreth dy javë në muajin tetor.