Anulohet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Edi Rama do të dalë në konferencë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anulohet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Edi Rama do të dalë në konferencë

    Insajderi
    13 June 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë, është anuluar.

    Zyra e Kryeministrisë në Shqipëri ka lajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim, raporton TCH.

    Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

    Kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.

    Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.

    “Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark