“Për shkak të interesimit të rritur të mediave dhe organizatave joqeveritare rreth lëndës e cila udhëhiqet në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, lidhur me ngjarjet e Lagjes së Trimave në Kumanovë, e informojmë opinionin se debati kryesor për këtë lëndë të caktuar për më 18 dhe 20 tetor 2016 anulohet për shkak të njoftimit të marrë për udhëtimin zyrtar të prokurorit të autorizuar nga Prokuroria publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në kumtesë.
Gjykimi për këtë lëndë, siç thonë në Gjykatën Penale sipas termineve të caktuara prej më parë vazhdon më 3 nëntor të vitit 2016 në orën 10:00 në sallën e madhe të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, shkruan Zhurnal. /Insajderi.com