×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anuluan një konkurs – akuza të rënda nga opozita për pushtetarët e PDK-së, Insajderi sjell zhvillimet që po ndodhin në Vushtrri

    Insajderi
    04 June 2022 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Arsimit e drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Vushtrrisë ka anuluar konkurset për pesë drejtor të pesë shkollave fillore me arsyetimin se ‘Komisioni ka qenë i njëanshëm’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me këtë vendim, ka reaguar opozita në këtë komunë.

    AsambleistI i Lëvizjës Vetëvendosje, Refik Maloku, tha se ky vendim ka shumë paqartësi dhe për të njejtin ngriten shumë pyetje.

    “Kush e ka anuluar konkursin: Kryetari i Komunës apo Drejtoresha e Arsimit? Kush ka të drejtë të anulojë konkursin?  Në cilën fazë është anuluar konkursi? Për cilët kandidatë ka rekomanduar komisioni? Çka nënkuptojmë me “Komisioni ka vlerësuar njëanshëm”?”, tha Maloku në një përgjigje për Insajderin.

    Refik Maloku (LVV)

    Maloku tha se e ka kundërshtuar me ngulm komisionin e konkurseve për drejtor të shkollave. Ai shtoi se këto pozita po rezervohen për militant partiakë.

    “Kur para dy muajsh kryetari Idrizi e solli në kuvend këtë komision, e pata kundërshtue me ngulm,duke i dhënë arsyet dhe arsyetimet për secilin prej tyre. Ka kohë që këto pozita janë të rezervuara për militant partiak, e në shumë raste kur dikush mbetet pa orë të mjaftueshme, për t’i bërë zgjidhje e bëjnë drejtor të shkollës”, tha Maloku.

    Të pakënaqur me vendimin janë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Adnan Lahu, asambleIst nga kjo parti tha për Insjaderin se anulimi i këtyre konkursve është jashtë procedurave ligjore.

    Adnan Lahu (LDK)

    “Arsyen pse janë anuluar nuk e dimë, dhe nuk dëshirojmë t’i japim konotacione të ndryshme, si subjekt opozitar ne kemi thirrur seancë të jashtezakonshme në lidhje me anulimin e këtyre konkurseve sepse mendojmë që janë anuluar jashtë procedurave ligjore”, tha Lahu.

    Ndërsa Shkelzen Xhaferri nga LDK e ka quajtur këtë vendim skandaloz.

    Shkelzen Xhaferri (LDK)

    “Ne si LDK së bashku me grupin e asambleisteve të VV e kemi thir seancë të jashtëzakonshme për këtë arsye! Shikoni vendimin e anulimit, është skandaloz”,

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Vushtrrisë. Nënkryetari i saj, Shpetim Zhegrova tha se ka qenë vendim i kryetarit Ferit Idrizi, pa dhënë detaje më shumë.

    Shpetim Zhegrova (PDK)

    “Vendim i kryetarit ka qenë, ka vlerësu që ka pasë vlerësim të njëanshëm dhe për këtë arsye është anulu”, ka thënë Zhegrova.

    Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me datën 8 qershor 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark