AP: Zëvendëspresidenti Biden në vizitë lamtumirëse në Ballkan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    AP: Zëvendëspresidenti Biden në vizitë lamtumirëse në Ballkan

    Insajderi
    15 August 2016 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joe Biden do të qëndroj në Serbi dhe Kosovë këtë javë në vizitën e tij finale si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

    Zoti Biden ka luajtur rol të rëndësishëm në përfundimin e luftërave jugosllave në vitet e 90-ta, raporton agjencia AP.

    Pritet që nesër në Beograd ai do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq, që dikur ishin anëtarë të qeverisë së Serbisë, gjatë goditjes së përgjakshme kundër shqiptarëve në vitin 1999.

    Kjo vizitë thekson dëshirën e qeverisë amerikane për ta mbajtur ndikimin në Ballkan, derisa Moska punon për ta mbajtur Serbinë – që është njëra nga aleatet e fundit ish-komuniste e Rusisë në rajon.

    Nesër në mbrëmje zoti Biden arrinë në Prishtinë dhe pritet që ai do të kërkoj nga liderët e Kosovës ta implementojnë marrëveshjen e sponzorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

    Kosova është vend me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por në mënyrë të fuqishme proamerikane, raporton AP.

    Në Kosovë, zoti Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.

    Beau Biden në vitin 2001 ka shërbyer si këshilltar i brendshëm juridik në Kosovën e pasluftës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark