Apeli e vërteton dënimin ndaj gjyqtarit Ukë Muçaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli e vërteton dënimin ndaj gjyqtarit Ukë Muçaj

    Insajderi
    23 June 2016 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin ndaj gjyqtarit Ukë Musaj, i cili ishte shpallur fajtor për marrje të ryshfetit

    Ai, në cilësinë e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Pejës, në vitin 2006 kishte ka pranuar 10.000 €, për të garantuar ndërprerjen e paraburgimit ndaj disa personave.

    “Sidoqoftë, Gjykata e Apelit e modifikoi dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore, pasi që rrethana të caktuar nuk janë peshuar siç duhet. I pandehuri dënohet me një vit burgim me kusht, me periudhë sprovuese prej dy vitesh.  Vendimi u lëshua me 26 maj te këtij viti”, njofton Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark