×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli e vërteton për të dytën herë aktakuzën e Themelores për “Kobrën” dhe të tjerët

    Insajderi
    22 October 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” si dhe ndaj Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit.

    Sipas Apelit, vendimi i Themelores nuk është i përfshirë në shkelje esenciale apo shkelje tjera dhe se në vendim janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme që të refuzohen kërkesat e mbrojtjes lidhur me kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjithnjë sipas këtij vendimi, thuhet se hetimi ndaj të akuzuarve është kryer konform dispozitave ligjore dhe i mbikëqyrur nga gjyqtari i procedurës paraprake, prandaj edhe provat e listuara si në aktakuzë janë marrë në harmoni me dispozitat ligjore në fuqi.

    Tutje, në këtë vendim thuhet se dëshmitë e dëshmitarëve janë marrë konform dispozitave ligjore në fuqi, çka dallon me marrjen e deklaratës, e në të cilën fazë obligim është që të ftohen mbrojtësit e të akuzuarve, por vetëm kur kemi marrje të deklaratës dhe jo marrjen në pyetje.

    Prandaj, sipas Apelit, tek dëshmitarët është bërë marrja në pyetje për çka nuk ka qenë e obligueshme që të ftohet mbrojtja e të akuzuarve të jenë prezent gjatë asaj procedure.

    “…gjegjësisht kolegji rikujton se ekzistojnë dy mënyra si mundësi të veprimit hetimor në këtë fazë si autorizim i prokurorisë, dhe në rastin konkret marrja në pyetje nga të pandehurit që është bërë në prokurori e që mbrojtja nuk është njoftuar ka të bëjë me provën që nuk mund të shërbej për përdorim të drejtpërdrejt si provë por se mund të shërbej për të krijuar dyshimin e bazuar të mirë, rrjedhimisht kjo nuk përbën provë të papranueshme”, thuhet në vendim.

    Në fund, Apeli ka konstatuar se Themelorja me të drejtë ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve të të akuzuarve dhe ka vendosur që çështja të kalojë në shqyrtim gjyqësor.

    Pas vendimit të Apelit, tashmë Themelorja ka caktuar për në nëntor seancën, ku pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor.

    Kujtojmë se fillimisht, Gjykata Themelore e Prishtinës përmes aktvendimit të 29 prillit 2024, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes, duke e konfirmuar kështu aktakuzën ndaj të lartcekurve.

    Por, duke mos u pajtuar me vendimin e Themelores, mbrojtja ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo e fundit rastin e kishte kthyer në rivendosje.

    Themelorja më 5 gusht 2024 edhe në herën e dytë kishte konfirmuar aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark