Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e të pandehurit Enver Hasani kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 04.11.2016.
Aktakuza ndaj të pandehurit Hasani, e ngritur me 13 janar 2016, nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprat penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’, është hedhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për të cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është akuzuar./Insajderi.com