Apeli i Posaçëm merr vendim për kryebashkiakun e Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli i Posaçëm merr vendim për kryebashkiakun e Tiranës

    Insajderi
    13 March 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg, pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar.

    Ndonëse Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet dhe kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t’u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat, Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

    Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Biznesmenin Elman Abule Apeli i Posaçëm e la në arrest shtëpie, ndërsa në seancën u mbajt pak më herët për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj.

    Sipas hetimeve të SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Ajola Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark