Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministres Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministres Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë

    Insajderi
    24 December 2021 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, shefit të prokurorimit të kësaj ministrie, Fitim Mustafa ,e tre ish-sekretarëve: Demush Shasha, Nuhi Osmani e Kushtrim Cukaj.

    Të pandehurit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    “Refuzohen si e pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve DH.H., avokati Florent Latifaj, F.M., avokat Mehdi Geci, D.Sh., avokat Tahir Recaj, L.C., avokate Albana Kelmendi dhe N.O., avokat Hajzer Salihu, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, i datës 12.10.2021, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më datë 07 korrik 2021 ka ngritur aktakuzën, kundër të akuzuarve: DH.H., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i pandehuri F.M., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i pandehuri D.SH., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i pandehuri K.C., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe i pandehuri N.O., për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga nenin 414 par.2 te KPRK-së.

    Kujtojmë që më 1 shtator të 2021-tës në seancën e shqyrtimit fillestarë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark