Gjykata e Apelit e Kosovës i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.
“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 29.11.2016, është ndryshuar dhe personave në fjalë, i është ndërprerë masa e paraburgimit, duke u zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, deri me 29.12.2016”, thuhet në njoftim.
Gjykata thotë se, lidhur më këta dy të pandehur, Apelit vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se te njëjtit janë kryes të veprës penale për çka po dyshohen, por që nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e posaçme, që e bënë të arsyeshëm vazhdimin e paraburgimit.
Sipas Apelit, rreziku se ata mund të ikin, të ndikojnë në hetime ose ta përsërisin veprën penale, mund të evitohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata e Apelit, në të njëjtën kohë i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve të te pandehurve tjerë të këtij rasti Frasher Krasniqi, Adea Batusha, dhe Petrit Ademi.
“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Kryerje e veprës terroriste nga neni 136, lidhur me nenin 135 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Sa i përket këtyre tre të dyshuarve, kjo gjykatë gjen se ekzistojë arsye ligjore për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak.
Rreth këtij vendimi të Gjykatës së Apelit, dje kishte informuar Lëvizja Vetëvendosje përmes llogarisë së saj në facebook./Insajderi.com