Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Sokol Mjacajn, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, korrikun e vitit të kaluar, raporton televizioni nga Shqipëria, Klan.
Pavarësisht vendimit, Mjacaj e ka pritur atë i qeshur. Sipas avokates, Elvira Jakova, vendimi i Shkallës së Parë ka qenë i njëanshëm, pasi nuk mori parasysh kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar, edhe pse Mjacaj pranoi krimin.
20 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi në Korrik të vitit të kaluar dy turistët çek, pasi tentoi t’i grabiste në zonën e Prekalit.
Ai u kap nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pas dy ditësh në arrati/Insajderi