Apeli lë në fuqi pezullimin e urdhrit të Trump për imigracionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Apeli lë në fuqi pezullimin e urdhrit të Trump për imigracionin

    Insajderi
    10 February 2017 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykta e apelit në San Francisco vendosi të lerë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, i cili pezullonte përkohësisht urdhrin e presidentit Trump për të mos lejuar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane.

    Fati i urdhërit presidencial pritet të vendoset përfundimisht nga Gjykata e Lartë.

    Javën e kaluar gjykatësi James Robart vendosi të pezullojë përkohësisht urdhërin ekzekutiv të presidentit. Presidenti Trump u kundërpërgjigj me nervozizëm në Twitter, duke e cilësuar gjykatësin Robart “i ashtuquajtur gjykatës”, i cili “mori një vendim qesharak” që do të lejojë “shumë persona të këqinj dhe të rrezikshëm të hyjnë në vendin tonë”.

    Avokati i Shtëpisë së Bardhë argumentoi para gjyktës së apelit se urdhri ekzekutiv ishte brenda kompetencave që Kongresi dhe Kushtetuta i kanë dhënë presidentit, shkruan VOA.

    Çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Lartë, e cila ka një vend bosh dhe kandidati i emëruar nga presidenti së fundmi për ta plotësuar atë, nuk ka të ngjarë të konfirmohet nga Senati në kohë për të votuar për këtë çështje. Gjykata e Lartë aktualisht është me 8 anëtarë, katër me prirje konservatore dhe 4 me prirje liberale.

    Urdhri ekzekutiv nga ana tjetër ishte i vlefshëm vetëm për 90 ditë dhe ekziston mundësia që afati të skadojë para se Gjykata e Lartë të arrijë të diskutojë për të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark