Apeli merr vendim të ri për Sali Berishën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli merr vendim të ri për Sali Berishën

    Insajderi
    03 January 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Apelin e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri është shqyrtuar sot kërkesa e SPAK-ut për rikthimin e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha në arrest shtëpie.

    Në përfundim të seancës, Apeli i GJKKO-së vendosi masën e detyrim paraqitje dy herë në javë për ish-kryeministrin.

    “Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”, thuhet në komunikimin për mediat nga ana e gjykatës.

    Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, tha para mediave se ky vendim është i paqartë, pasi prokurori nuk e ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

    “GJKKO, mbi ankimin e prokurorit, vendosi kryesosh zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë me dispozitivin e këtij vendimi, për shkakun se objekti ishte kërkesa për shfuqizimin e masës së Gjykatës së Parë, prokurori i qëndronte masës së arrestit në shtëpi, ndërkohë që nuk kishte një kërkim tjetër nga ai. Ne nuk ishim në këto kushte. Por sigurisht kjo nuk është një gjykatë më pak e kapur. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim nuk ka zgjidhur asnjë problem përveçse ka rihapur edhe njëherë të njëjtin problem”, tha Gjokutaj. /euronews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark