Refuzohet kërkesa e Oliver Ivanoviqit për përjashtimin e gjyqtarin Driton Muharremi nga çështja penale. Refuzimin e ka bërë ushtruesja e detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj
Në aktvendimin e u.d kryetares, lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”.
“Në rastin konkret gjyqtari në fjalë, nuk është i dëmtuar nga vepra penale e të pandehurit. Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilët në shkresat e tyre kanë deklaruar se ‘nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi’”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit./Insajderi.com