Apeli vendos ndaj stomatologut që abuzoi seksualisht me të miturën, e lë sërish fajtor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Apeli vendos ndaj stomatologut që abuzoi seksualisht me të miturën, e lë sërish fajtor

    Insajderi
    09 January 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka lënë sërish fajtor stomatologu Xhavit Muqiqi i cili u gjykua për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Gjykata Themelore e kishte dënuar me një vit burgim për “sulmin seksual” që kishte bërë ndaj një të miture përgjatë kohës sa po shërbente si stomatolog në ordinancën e tij.

    Gazeta Insadjeri

    Në aktgjykimin e Apelit, që ka parë Gazeta Insajderi, thuhet se  Gjykata e gjykon të akuzuarin me një vit burgim. Pro, në vendim thuhet se dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën kohore prej dy viteve.

    “Aktgjykimi i lartcekur ndryshohet edhe sa i përket vendimit për dënim, dhe kjo Gjykatë të akuzuarin për veprën penale të lartcekur e gjykon me 1 (një) vit burgim konform nenit 481KATA E KPRK-së dënimi i shqiptuar, nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën kohore prej 2(dy) vite. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej 21.01.2012 deri me 17.04.2012”, shkruan në aktgjykim.

    Ky rast është hetuar që 12 vite nga organet e drejtësisë. Gazeta Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për ecurinë e rastit.

    E mitura ishte ngacmuar seksualisht nga stomatologu pasi kishte shkuar të marr tretman mjekësor. Stomatologu në fjal është Xhavit Muqiqi. Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me një vit burg pasi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Dënimi nuk u mbajt pasi rasti u dërgua në Gjykatën e Apelit në prill të vitit 2023.

    Si u ngacmua e mitura nga stomatologu?

    Në mesditën e 21 janarit të vitit 2012, në ordinancën e Xhavit Muqiqit kishte shkuar viktima A.B. gjashtëmbëdhjetë vjeçare për të marr tretman mjekësor pasi që kishte pasur dhimbje të dhëmbit, me ç’rast i akuzuar kishte ngacmuar seksualisht pacienten e tij, shkruan Insajderi.

    Në aktakuzën të cilën ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Xhavit Muqiqi pasi ia dhënë anestezionin të miturës kishte filluar ta përkëdhelë, ta puthë dhe e kishte urdhëruar të ulet në prehrin e tij.

    “Xhavit Muqiq në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë : “Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri por i njëjti i kishte thënë “se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmoj edhe për anën financiare”, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

    E mitura kishte tentuar të largohej nga doktori mirëpo ai pa pëlqimin e saj kishte filluar ta përqafoj duke e shtrënguar.

    “…pas përpjekjeve largohet nga i pandehurit  dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndërj tjera në aktakuzën të cilën ka siguruar Insajderi.

    Të gjitha këto, stomatologu, Xhavit Muqiqi në deklaratën të cilin e ka dhënë në prokurori i kishte kundërshtuar. Ai kishte thënë se nuk e ka puthur, nuk e ka ledhatuar dhe nuk e kishte urdhëruar që të ulet në prehrin e tij.

    “I pandehuri Xhavit Muqiqi në deklaratën e  tij ka pranuar se me dt. 21.02.2012 A.B ka qenë në ordinacën e tij ka punuar si stomatolog ku ka kërkuar t’ia rregulloi dhëmbin, po ashtu ka pranuar se ia ka rregulluar dhëmbin por i njëjti në deklaratën e tij ka mohuar kryerjen e veprën penale, duke theksuar se nuk e ka puthu dhe nuk e ka ledhatuar të dëmtuarën dhe po ashtu ka theksuar se nuk e ka urdhëruar që të ulet në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

    Ai kishte thënë se në ordinancën e tij e mitura kishte ardhur me babain e saj para katër muajve për vënien e protezave rreth rregullimit të dhëmbëve dhe se kishte arritur marrëveshje me babin e saj që t’ia rregulloi dhëmbët.

    Ndërsa e mitura ka rrëfyer se doktori i kishte thënë “se prej momentit që të kam parë e kam ditë se ke nevojë për një person që të përkrah dhe sa herë që ki nevojë për rregullimin e dhëmbëve s’ke nevojë të ngushtojshë familjen tënde, se nga unë ki një bonusë jo vetëm për proteza por për çdo mbështetje financiare.

    Ndaj Xhavit Muqiqit të cili ishte bërë kallëzim penal në Policinë e Kosovës në shkurtë të vitit 2012 prokuroria kishte prova të mjaftueshme me të cilat vërtetonin se kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark