Gjykata e Apelit ka marrë vendim që kryeinfermierja e QKUK-së, E.R-S, e dënuar në shkallën e parë me 1 vjet e gjashtë muaj dënim me kusht, për keqpërdorim të pozitës, të mbaj dënimin efektiv.
“Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës se parë me rastin e shqiptimit të dënimit, nuk i ka vlerësuar mirë të gjitha rrethanat, kur kihet parasysh pesha e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj dhe mënyra se si është kryer”, njoftohet për mes komunikatës gjykata e Apelit.
Kryeinfermierja e kishte dëmtuar buxhetin e Kosovës me rreth 28 mijë euro, pasi që sipas akuzës ajo kishte marr albumina pa përshkrimin e terapisë nga mjekët, ka ndërhyrë në historinë e pacienteve, ka shënuar inicialet e infermiereve që nuk ishin në ndërrim. /Insajderi.com