Organizimi i detyrave është një aftësi e rëndësishme e botës së moderne. Që nga ai prezantimi që i kishit premtuar shefit tuaja se do ja dërgonit tek blerja e disa ushqimeve për familjen, dhe planifikimi i pushimeve, janë që të gjitha gjëra të lehta për tu harruar.
Prandaj në lojë hyn telefoni juaj i cili mund tju shpëtojë nga gjithë ky det angazhimesh. Ekzistojnë disa aplikacioni që mund tu vijnë ndihmë me listën tuaj të detyrave dhe shumica prej tyre janë të aksesueshëm edhe përmes kompjuterit, tabletit e madje edhe orës inteligjente.
Wunderlist
Kaq shumë e pëlqente Microsoft këtë aplikacion të maxhimit të detyrave saqë bleu kompaninë zhvilluese të saj në Qershor të 2015-tës. Për fat të mirë akoma nuk është mbyllur siç ndodh rëndom me të tilla aplikacione e shërbime. Ëunderlist është një nga aplikacionet më të thjeshta të menaxhimit të detyrave.
Google Keep
Google Keep nuk është dizenjuar vetëm për listën tuaj të detyrave por më shumë ngjan me stilin e Evernote ku mund të organizoni shënimet, fotot madje edhe regjistrimet audio.
Gjithashtu ngelet edhe një mjet efektiv për organizimin e detyrave dhe planeve tuaja. Përmban një sistem efektiv ngjyrash dhe etiketash për rolet tuaja në punë, shtëpi, familje etj. Përmban edhe disa përkujtues të bazuara në vendodhje, shkruan PCëorld.al
Todoist
Funksionalitete kryesore janë falas por Todoist ofron edhe një version me pagesë i cili kushton 21,99 Euro në vit. Me këtë të fundit ju do të përfitoni më shumë opsione të njoftimeve dhe përkujtuesve së bashku me mundësinë për të ngarkuar fotot, regjistrime audio dhe skedarë të ndryshëm.
Any.do
Any.do përmban po të njëjtat funksionalitete të përshkruara më lart tek rivalët me përjashtim të sinkronizimit listave tuaja në mesin e disa paisjeve dhe shpërndarjes së tyre.
Padyshim që do e pëlqeni funksionalitetin e krijimit të listave përmes zërit tuaj thjesht duke ja kërkuar aplikacionit. Nëse keni probleme me menaxhimin e kohës, ekziston një funksionalitet quajtur Any.do Moments i cili nxjerr në pah vetëm detyrat e ditës së sotme.
Habitica
Më në fund diçka ndryshe. Habitica është një aplikacion për gjurmimin dhe përmbushjen e detyrave por që në themel bart stilin e një loje për tju motivuar që ti përmbushni ato.
Do të krijoni karaktere, ti shtoni fuqi, të përmbushmi misione, të luftoni me përbindësha brenda aplikacionit ndërsa përmbushni detyrat tuaja. Një sistem shpërblimi ju inkurajon më tutje.