Amazon ka mbrojtur mjetin e tij ‘Rekognition’ për të njohur fytyrën e një personit, kundër akuzave për racizëm dhe paragjykime gjinore.
Hulumtuesit kanë krahasuar këtë mjet me 5 kompani, duke përfshirë Microsoft dhe IBM.
Asnjëra nga ato nuk ishte 100% e saktë, por u vërejt se programi Rekognition i Amazon, punonte më së keqi kur e përdornin gratë me lëkurë më të errët.
Amazon tha se hulumtimi i bërë nga Instituti i teknologjisë ne Massachusetts ishte i rremë.
Mirëpo Amazon, Microsoft dhe Kairos, arritën që të indetifikonin 100% imazhet e personave me ngjyrë më të bardhë, raporton BBC, shkruan Insajderi.
Mjetet për njohjen e fytyrës janë të trajnuara nga shumë data baza që përfshijnë qindra e mijëra imazhe.
Por problemi qëndron se këto data baza nuk përfshijnë një diversitet imazhesh, prandaj është vështire të identifikohen fytyrat jo të bardha.