Aplikacioni funksionon nëpërmjet Facebook, për të treguar ngjarjet e ardhshme që ju ndiqni si dhe ngjarje të tjera të sugjeruara që ju mund të dëshironi të shikoni në zonën tuaj.
Nëse jeni duke planifikuar për të udhëtuar, ju mund të gjeni ngjarje në qytete të tjera gjithashtu, raporton BussinesInsider.
Të gjitha ngjarjet që ju keni përzgjedhur shfaqen në një format kalendari, gjithashtu ju mund të lidhni kalendarët e tjerë në telefonin tuaj si ata të Gmail, Outlook etj, për të parë të gjitha caktimet e juaja në një vend.
Aplikacioni “Events” momentalisht mundë të shkarkohet pa pagesë në SHBA në marketin “App Store” për iPhone, ndërsa së shpejti sipas Facebook, do të dalë edhe një një version për telefonat që veprojnë me sistemin operativ Android. /Insajderi.com