Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është miratuar nga Komiteti i Ministrave me mbi dy të tretat e votave të nevojshme.
E për këtë ngjarje të rëndësishme ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron në Stasburg bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës.
Gashi, i shoqëruar nga deputetët Ariana Musliu-Shoshi, Besnik Tahiri e Enis Kervan, është shprehur i lumtur, ndërsa shihet duke cakërruar gotat për të festuar vendimin e sotëm nga Komiteti i Ministrave.
“Urime….. Bashkë festojmë!”, shkroi ai në Facebook. “Hapi i parë u kry, vazhdojmë me hapat e tjerë…”, kishte shkruar Gashi më herët.