Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, është takuar sot me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, me të cilët ka biseduar për situatën politike, ekonomike, sundimin e ligjit dhe tema të tjera.
“Apostolova ka vlerësuar pikëpamjet e liderëve si të kapërcehet bllokimi politik në Kosovë dhe e pa si të rëndësishme e të dobishme dëgjimin e deputetëve, si përfaqësues të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim për media.
Ditëve të fundit, takim me përfaqësues të partive politike kanë mbajtur edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek dhe Johannes Hahn.