Apple dhe Nokia kanë patur një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e teknologjisë së patentuar të smartphone dhe kanë arritur një “bashkëpunim”.
Në dhjetor, Nokia paditi Apple duke pretenduar se kompania kishte shkelur 32 patenta teknologjike të ekraneve, duke përdorur ndërfaqe dhe kodim video.
Por tashmë dy kompanitë kanë firmosur një marrëveshje që i jep mundësi Apple të përdorë teknologjinë dhe Nokia të marrë një pagesë cash në dorë.
Ndërkaq, Apple po ashtu do të ketë në dyqanet e saj me pakicë produktet e shëndetit të Nokia-s.
Dy kompanitë nuk kanë bërë të ditur detajet specifike të marrëveshjes financiare, por një analist thotë se bëhet fjalë për miliona dollarë për Nokian.
“Marrëveshja është e përvitshme, pra ndoshta qindra miliona dollarë”, thotë Keith Mallinson, një analist industrie. Nokia thotë se “po pret me padurim mbështetjen e Apple”, teksa ai i Apple, Jeff Williams tha se kompania “është e kënaqur me këtë rezolutë të mosmarrëveshjes së tyre”.
Mes 2009 dhe 2011 dy kompanitë ishin në një sërë betejash ligjore mbi patentat për teknologjinë që përdornin në telefonët e tyre. Në atë kohë Nokia ishte ende prodhuesi kryesor i telefonisë celulare në botë, por shumë shpejt u dëmtua nga rritja e iPhone.